Japonia vazhdon përkrahjen për Kosovën
17 korrik 2020
| 13:15
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur të premten në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, ku temë diskutimi ishte mbështetja e Japonisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit.
Ministri Abrashi e njoftoi Ogasawaran për projektet që është duke i kryer Ministria e Infrastrukturës dhe prioritetet e ardhshme.
Abrashi po ashtu falënderoi të ngarkuarin me punë, për ndihmën që Japonia i ka dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë.
Ndërsa i ngarkuari me punë i ambasadës japoneze në Kosovë, Ogasawara vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes Kosovës dhe Japonisë, dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e shtetit të Japonisë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.
(A.M / Epoka e re)