Japonia: Kosova dhe Serbia të angazhohen mënyrë konstruktive për implementimin e planit evropian

07 mars 2023 | 16:42

Japonia ka bërë një reagim lidhur me zhvillime e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Në një reagim të Ministrisë së Jashtme është se Tokio zyrtare mirëpret faktin se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti  Aleksandër Vuçiq janë pajtuar se s’ka nevojë për diskutime shtesë sa i përket propozimit evropian për “Marrëveshjen për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Normalizimi i raporteve në mes të dy shteteve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja është thënë se do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor

“Japonia pret që të dy vendet të angazhohen në mënyrë konstruktive në implementimin e marrëveshjes. Japonia mbështet një Evropë të bashkuar fuqimisht nën vlerat themelore dhe mbështet përpjekjet reformuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE nën ‘iniciativën e bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor’. Sipas kësaj nisme, Japonia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj evropiane”, është thënë në reagimin e Japonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
08.03.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…