Japonia kualifikohet në Botërorin 2026

20 mars 2025 | 15:09

Japonia është bërë vendi i parë që ka siguruar biletën për në Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Të enjten, Japonia mposhti 2:0 Bahrejnin për ta siguruar biletën për në Botërorin që do të mbahet vitin tjetër në ShBA, Meksikë dhe Kanada. Daichi Kamada (66’) e Takefusa Kubo (87’), shënuan golat për triumfin e Japonisë.

Në 7 ndeshje të kualifikimeve të Azisë, Japonia ka shënuar 6 fitore e 1 barazim dhe renditet e para në tabelë e 19 pikë të mbledhura. Kjo do të jetë hera e tetë që japonezët do të luajnë në ngjarjen madhore të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sërish thirrje për…