Japonia miraton sanksione të reja kundër Rusisë

21 qershor 2024 | 15:27

Japonia ka vendosur sanksione të reja ndaj 42 kompanive ruse, por edhe ndaj 11 subjekteve me bazë në pesë vende, përfshirë Kinën dhe Indinë, për ndihmën e Moskës për t’iu shmangur masave ndëshkuese në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Vendimi i Tokios vjen pas deklaratave të bëra nga kryeministri japonez, Fumio Kishida në samitin e G7 në Itali në fillim të këtij muaji, sipas të cilit qeveria e tij po shqyrtonte një “paketë të re masash ndëshkuese” në vendet e treta, e cila përfshinte ngrirjen e mallrave dhe ndalimin e eksportit.

Pesë vendet e raportuara përfshijnë gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistanin dhe Kazakistanin dhe kompanitë në listën e zezë përfshijnë Alrosa, një kompani ruse e minierave të diamanteve dhe prodhuesit e avionëve Tupolev dhe Ilyushin.

Sanksionet japoneze, të futura në disa faza që nga fillimi i armiqësive, kanë të bëjnë me më shumë se 1000 persona dhe mbi 150 subjekte ruse, përveç miratimit të listës së mallrave dhe teknologjive të ndaluara për eksport në Federatën Ruse, e cila tashmë përmban rreth 800 artikuj.

“Japonia do të vazhdojë të punojë me anëtarët e G7 dhe komunitetin ndërkombëtar” për të siguruar respektimin e sanksioneve kundër Rusisë, ka thënë gjatë një konference për medie sekretari i kabinetit japonez, Yoshimasa Hayashi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA po heton thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë nga tifozët…