Japonia ndihmon Kosovën me disa projekte në vlerë mbi 320 mijë euro

11 mars 2021 | 11:27

Ambasada Japoneze në Kosovë ka njoftuar se nën skemën e Qeverisë Japoneze Grass Roots dhe Sigurisë Njerëzore (GGP) pesë projekte të granteve do të nënshkruhen më 12 mars me një grant total prej 320,440 euro.

Projektet që Ambasada Japoneze në Kosovë do të mbështesë gjatë këtij viti janë: Projekti për shpërndarjen e ujit për fshatrat Hogosht dhe Lisocke në Komunën e Kamenicës” me shumën totale prej 79,357.00 euro. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të sigurojë një sistem të mirë të furnizimit me ujë për fshatrat Hogosht dhe Lisocke.

Përfituesit e këtij projekti janë popullata që jeton në këtë pjesë të Kamenicës, nga fëmijët e shkollës e deri te bizneset potenciale.

“Projekti për Rinovimin e Aneksit Shkollor të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë me shumën totale prej 70,473.00 euro.

Qëllimi i këtij projekti është të rrisë qëndrueshmërinë dhe të sigurojë një mjedis të sigurt për nxënësit, stafin dhe komunitetin që frekuentojne objektet shkollore në baza ditore.

“Projekti për Sigurimin e Pajisjeve Mjekësore për Kujdesin Shëndetësor për Nënat dhe Fëmijët në Kosovë” me shumën totale prej 54,370.00 euro synon të përmirësojë rezultatet shëndetësore të grave dhe foshnjave të tyre të parakohshme, veçanërisht grupe të ndjeshme dhe të margjinalizuara përmes shërbimeve më të mira të kujdesit shëndetësor, për të ulur vdekshmërinë foshnjore duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe në fund për të rritur ndërgjegjësimin e grave të moshës 21 vjeç – 65 vjet në mundësitë për shqyrtimin e kancerit të qafës së mitrës përmes pajisjeve të sofistikuara mjekësore.

“Projekti për Sigurimin e Automjetit të Transportit dhe Gjeneratorit te rrymes për Qendrën për Komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian” me një shumë prej 35,990.00 euro.

Qëllimi i këtij projekti është pajisja e Qendrës së re të Komunitetit dhe Mësimit në Fushe Kosova me zgjidhje të përhershme të transportit dhe qëndrueshmëri elektrike dhe ngrohëse. “

Projekti për Sigurimin e një Traktori për Promovimin e Bujqësisë në Istog” me shumën totale prej 80,250.00 euro.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rrisë fuqizimin dhe pavarësinë financiare të grave dhe fermerëve të rinj të Komunës së Istogut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jahi Vili shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit me numër:…