Japonia ndihmon Kosovën me gati 200 mijë euro për pastrimin e minave në Mitrovicë dhe Graçanicë

20 shkurt 2025 | 16:46

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka bërë të ditur se sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të grantit për “projektin për pastrimin e minave në komunën e Mitrovicës dhe Graçanicës”.

Sipas njoftimit, ky projekt ishte në kuadër të Grantit të Asistencës së Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore bazike (GGP).

“Kontrata e Grantit u nënshkrua nga z. Keisuke YAMANAKA, i Ngarkuar me Punë në kuadër të Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe z. Claus NIELSEN, Drejtor për Kosovë nga Norwegian People’s Aid, si partner zbatues i projektit. Në ceremoni mori pjesë drejtori nga Qendra Koordinuese për Deminim në Kosovë z. Ahmet SALLOVA”.

“Në fjalën e tij, z. Yamanaka nënvizoi se projekti me vlerë mbi 198,000 euro është më i madhi ndonjëherë në historinë e GGP-së në Kosovë që prej fillimit të tij, ndërsa do të jetë projekti i tretë i deminimit përmes GGP-së, duke përfshirë atë të zbatuar nga Norwegian People’s Aid nga viti 2020 deri në vitin 2021. Ai theksoj qe projekti jo vetëm që do të hapë rrugën drejt Kosovës pa mina, por gjithashtu do të vazhdojë t’u përgjigjet nevojave themelore të komuniteteve të Kosovës përmes përpjekjeve të përbashkëta për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin socio-ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim ambasada japoneze bëri të ditur se me anë të këtij synohet eliminimi i minave tokësore dhe mbetjeve e municioneve thërrmuese nga 22.13 hektarë në fshatin Bajgorë të Mitrovicës dhe 4.35 hektarë në fshatin Livagje të Graçanicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Yann Sommer ka pësuar një frakturë në falangën proximale…