Japonia ndihmon Tiranën për pastrimin e parqeve
23 mars 2018
| 12:50
Projekti i gjelbërimit dhe krijimit të parqeve të reja në Tiranë kërkon dhe pastrimin e herëpashershëm të tyre dhe për këtë është nënshkruar marrëveshje me Japoninë e cila do të mundësojë shtimin e mjeteve dhe pajisjeve për pastrimin e tyre.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka falënderuar qeverinë japoneze për këtë mbështetje.
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, ka vlerësuar punën që po bën Bashkia e Tiranës për krijimin e Pyllit orbital, ndërsa u shpreh se projekti mundëson përmirësimin e mjedisit në qytet.