Japonia do t’i mbjellë 30 drunj të llojit “Cherry Blossom” në Prishtinë
21 mars 2018
| 14:03
Ambasadori i Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovën, Kiyoshi Koinuma, ka thënë se do t’i mbjellin 30 drunj të llojit “Cherry Blossom” në Prishtinë.
Këtë zotim ambasadori japonez e dha gjatë një takimi që ka pasur sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, si dhe për projektet e mandatit të dytë qeverisës në Prishtinë.
Po ashtu gjatë këtij takimi u fol për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim realizimin e projekteve të mira për qytetarët.