Japonia urdhëron evakuim masiv, priten përmbytje të mëdha
Rreth 30,000 njerëz në dy qytete në Japoninë qendrore janë urdhëruar të evakuohen pasi sinoptikanët paralajmëruan për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shirat e dendur.
Rreth 18,000 njerëz në qytetin e Wajima dhe 12,000 të tjerë në Suzu u është thënë të kërkojnë strehim në prefekturën Ishikawa, ishull Honshu.
Faqja e internetit Kyodo News ka publikuar një foto ku shihet një rrugë e tërë e përmbytur në Wajima.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (Jma) ka lëshuar një emergjencë me shi të dendur, niveli më i lartë i alarmit, për disa pjesë të prefekturës.
Transmetuesi publik japonez NHK citoi zyrtarë qeveritarë të thoshin se 12 lumenj në prefekturë kishin dalë nga shtrati
Rajoni është ende duke u rikuperuar pas një tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.5 në ditën e Vitit të Ri.