Japonia vazhdon përkrahjen për Kosovën
13 mars 2019
| 14:03
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Japoni, sot ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Taro Kono.
Në profilin e vet në “Facebook”, kryeparlamentari Kadri Veseli ka shkruar se nga kryediplomati japonez ka marrë mbështetjen e sigurt të qeverisë japoneze. “Kosova është duke lëvizur pandalshëm në procesin e fuqizimit të subjektivitetit të vet ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Taro Kono, më konfirmoi mbështetjen e sigurt të Qeverisë japoneze. Kosova është e bekuar me mbështetjen që ka prej demokracive të mëdha të botës”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/