‘Jasha virus’: Deputetja e VV-së marton djalin, nuk i bëhet vonë për masat dhe numrin e madh të vdekjeve

12 shtator 2021 | 18:18

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, ka martuar djalin e saj gjatë mbrëmjes së të shtunës, duke mos respektuar masat anti-Covid, që janë vendosur nga Qeveria Kurti për parandalimin e përhapjes së virusit.

Gazeta Metro, ka siguruar video ku deputetja e LVV-së, Drita Millaku, ka mbajtur aheng familjar përkundër masave anti- Covid, ku ndalohen aktivitetet e tilla.

Duhet kujtojmë se pikërisht partia që qeverisë me Kosovën, vjen edhe zonja Millaku.

Dueht theksuar se vetëm gjatë ditës së sotme në vend janë shënuar 23 viktima nga koronavirus, ndërsa dasmat dhe ahengjet janë konsideruar si përhapësit me të mëdhenj të virusit.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, për shkak të gjendjes së rënduar me koronavirus, kishte marrë vendim që të ndalohen veprimtaritë e klubeve të natës, dasmave, ahengjeve dhe mbrëmjeve të maturës në tërë territorin e Kosovës./Gazeta Metro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar…