Jashanica: Duhet minifazë përgatitore nëse zbresim sërish në fushë

20 prill 2020 | 15:42

Edhe kapiteni i Skënderbeut, Bajram Jashanica, e ka të vështirë të japë një përgjigje konkrete për rifillimin e kampionatit.

“Ende nuk dimë gjë se kur mund të fillojmë. Kemi mbajtur komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e klubit për të mësuar se kur do të rifillojë sezoni, por deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje konkrete. Gjithçka mbetet evazive dhe nuk e dimë se si do të vijojmë”, theksoi mbrojtësi kosovar që mban tashmë shiritin te korçarët.

I pyetur nëse zgjat shumë kjo periudhë, a do të ishte më mirë të mos luhej fare për këtë sezon, Jashanica dha këtë përgjigje për “Panorama Sport”: “Është diçka që nuk mund ta themi ne, por e vendos federata. Normalisht që sa më shumë që të zgjasë kjo situatë, aq më e vështirë bëhet për ne që të ingranohemi shpejt dhe të rifillojmë. Për më tepër që duhet parë edhe koha e nevojshme e përgatitjes, plus fakti se sa shpejt do të luhen ndeshjet. Nëse takimet bëhen shumë të ngjeshura, atëherë është e vështirë për ne ta mbajmë gjatë ritmin pas një shkëputjeje kaq të madhe. Normalisht që pas një ndërprerjeje kaq të gjatë dhe për më tepër deri diku pasive, pa mundësi për të punuar qoftë edhe individualisht, mendoj se duhet një fazë e plotë përgatitore për të mbyllur ciklin e gjendjes fizike. E them këtë për të pasur rendiment të përballojmë sezonin, që nëse rifillon, do të jetë i ngjeshur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle,…