Jashanica: Guinea nuk është me e fortë se Kosova

08 qershor 2021 | 12:00

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica është rikthyer në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ai ka thënë se është ndjenje e mirë të jesh pjesë e “dardanëve”, derisa duke folur për përballjen me Guenean, Jashanica ka thënë se nuk është me e fortë se Kosova.

“E kam pritur këtë ftesë dhe normal se është gjenie e mirë, pasi kam qenë edhe më herët pjesë e Përfaqësues së Kosovës. Do të jetë vështirë se gjithë lojtarët janë të rinj. Kemi punuar shumë këto dy ditë dhe trajneri është shprehur i kënaqur me ne. Guena është një ekip i fortë, por edhe ne nuk jemi për tu nënvlerësuar. Do të japim maksimumin për rezultat pozitiv”, ka thënë Jashanica.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, u…