Jashanica: Krimet antinjerëzore serbe duhet të përballen me drejtësinë
Në prezantimin e raportit të dytë publik të EULEX-it, “Monitorimi Sistematik dhe Teorik në Drejtësi” ku pjesëmarrës ishin Udhëheqësi i EULEX-it z. Lars Gunnar Wigemark , Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës –z. Albert Zogaj, zëvendës kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Veton Shabani, Drejtori i Divizionit të Policisë së Kosovës për hetimin e krimeve z. Fatos Makolli, dhe Udhëheqësi i Njësisë së EULEX-it-it për Monitorimin e Rasteve z. Hubert Van Ect Koster si dhe përfaqësues të tjerë nga shoqëria Civile, ftesës për pjesëmarrje në platformën virtuale në takim i është përgjigjur edhe përfaqësuesja e Institutit për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike znj Vlora Jashanica, e cila edhe bëri ca nënvizime specifike me shkrim, drejtuar drejtpërdrejtë Udhëheqësit të EULEX-it.
Përgjatë prezantimit nga Lars Gunnar Wigemark –Udhëheqësi i EULEX në Kosovë, për Drejtësinë dhe Sundimin e Ligjit, u ritheksua për opinionin se EULEX nuk ka më kompetenca ekzekutive. Përfaqësuesja e Institutit për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike- zonja Vlora Jashanica, ka shprehur indinjatën lidhur me sundimin e ligjit edhe në kohën kur EULEX kishte kompetenca ekzekutive. Zonja Jashanica i është drejtuar Udhëheqësit të EULEX-it, me shkrim në gjuhën Angleze, për mungesën Gjykimit të Krimeve Serbe në Kosovë, përkundër shkeljes së Konventave Ndërkombëtare duke nënvizuar kalimthi edhe segmentet e tjera që ishin temë diskutimi.
Në vijim ju sjellim shkrimin e plotë, të përfaqësueses së IMVD-së:
“Fillimisht është mirë të jesh pjesë e këtij takimi. Më duhet theksuar se ligjet në Kosovë nuk kanë qenë të filtruara ashtu siç do duhej, që nga fillimi, ne kemi mjaftë ligje por ka qenë e nevojshme aplikimi i tyre e që fatkeqësisht nuk ka zënë vend, as në kohën kur EULEX kishte kompetenca ekzekutive.” Pajtohem se korrupsioni është problem edhe në botë, megjithatë Kosova ka qenë duke u ndërtuar pas luftës, përmes procesit të demokratizimit. Mbase për momentin –jashtë temës por për ne popullin e Kosovës, kur dëgjojmë termat si drejtësi dhe të drejta të njeriut, na duken dhimbje, meqë i kujtojmë Krimet e Luftës. Ne përjetuam luftën, dhe “Human Rights Watch” në një nga raportet e tyre, gjatë luftës e ka nënvizuar këtë luftë si “një nga luftërat më të përgjakshme në epokën që jetojmë”. Megjithatë akoma nuk ka Drejtësi për viktimat e luftës, e që në fakt është më shumë se dhimbje për popullin e mbijetuar nga lufta e posaçërisht për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në luftë. Me kalimin e viteve tashmë më shumë se dy dekada, edhe dëshmitarët e krimeve makabre vjetrohen dhe disa veç kanë vdekur ndërkaq ka të tjerë që edhe mund të vdesin -derisa Kosova akoma ka njerëz të zhdukur nga lufta. Çfarë lloj Drejtësie mund të jetë më e rëndësishme sesa persekutimi i krimeve të luftës që bëri shteti Serb në Kosovë, krime këto të verifikuara nga njësitë ndërkombëtare, përfshirë edhe njësitet speciale ndërkombëtare, të dokumentuara me fakte dhe argumente gjithandej. Më vjen mirë që Ministrja e Kosovës tani –aktualisht- e ngriti këtë çështje, si një nga çështjet më të rëndësishme, sepse kur përmendet termi Drejtësi mbizotëron pikërisht kjo çështje “Drejtësia është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve e sidomos për gjeneratat që do vijnë. Në duhet të mendojmë për gjeneratat e reja. Krimet antinjerëzore Serbe duhet të përballen me Drejtësinë. Kanë kaluar më tepër se dy dekada duke munguar Drejtësia, për të gjithë civilët e vrarë, të të gjitha moshave, të dy gjinive, përfshirë fëmijët dhe foshnjat!
Serbia ka shkelur protokollet e Konventës së Gjenevës, kjo nuk është diçka që mund të injorohet apo të abstrahohet. Gjeneratat e reja duhet kenë bazën për paqe, ne rrisim fëmijët tanë këtu dhe ne të gjithë e dimë se nuk mund të ketë Paqe dhe as Stabilizim pa zënë vend Drejtësia. Ligjshmërish –bazuar në Kornizën Ligjore Ndërkombëtare dhe Konventat Specifike për Krime të Luftës është specifikuar: “Të gjithë autorët e krimeve duhet përballur me ligjin” Për fund znj Jashanica ka falënderuar EULEX –in për raportin, të cilin është shprehur se do ta lexojë me kërshëri, duke specifikuar se të gjitha segmentet e përmendura në këtë prezantim, janë me rëndësi të veçantë për progresin e Kosovës.
Me respekt Vlora Jashanica.