Jashanica: Na duhet të përqendrohemi maksimalisht ndaj Viktoria Plzen

29 nëntor 2023 | 16:45

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica ishte prezent në konferencën për medie para ndeshjes ndaj Viktoria Plzen.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme të paraqitesh në këto nivele. Shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë me Ballkanin në Ligën e Konferencës. Jemi ende në garë. Të marrim ndeshjet një pas një. Na duhet të përqendrohemi dhe të japim maksimumin secili nga ne që do të paraqitemi në fushë. Tani nuk kemi presion. E kemi arritur limitin si ekip kosovar. Tani jemi në rrugë të mirë. Nuk do të futemi me presion. Do të jetë një ndeshje e mirë për ne”, ka thënë Jashanica.

“Përderisa jemi në këto niveli. Pse mos të provojmë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve. Por, ajo arrihet me punë dhe disiplinë. Pse mos të vazhdojmë ëndrrën tonë”, ka shtuar qendërmbrojtësi kosovar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristjan Asllani këtë sezon po gjen më shumë minuta në…