
Jashanica përforcon Suharekën
12 janar 2024
| 16:03
Klubi i Suahrekës në Ligën e Parë e ka realizuar edhe një transferim. Fjala është për Labinot Jashanicën, i cili ka një përvojë mjaftë të madhe në futbollin kosovar, raporton “Epoka e re”.
“Ju njoftojmë që mesfushori Labinot Jashanica është afrimi i radhës në këtë merkato të janarit. Futbollist i shquar dhe pjesë e disa skuadrave Kosovare si Feronikeli, Dukagjini, Llapi, Malisheva e së fundmi te Fushë Kosova. I urojmë mirëseardhje Jashanicës na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e Suharekës.