Jashanica prezantohet te Ballkani
06 gusht 2020
| 20:31
Ballkani ka prezantuar qendërmbrojtësin Bajram Jashanica, që së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Skëndërbeut të Korçës.
“Kemi kënaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skënderbeu (Korçë), ku ka bërë karrierën më të gjatë të tij si superlojtar, po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017. Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet”, thuhet në një njoftim të Ballkanit.
Në sezonin e fundit, 29-vjeçari pati 11 paraqitje për Skënderbeun. Jashanica ishte dënuar më 2018 me dy vjet moslojë për shkak të dopingut.