Jashanica rikthehet pas dy vjetësh: Golin ia dedikoj familjes

05 mars 2020 | 17:23

Rikthim pas dy vitesh para tifozëve korçarë dhe gol ndaj Luftëtarit. Bajram Jashanica është ambientuar më shpejt nga sa mendohej, duke treguar se do të jetë ai lideri i mbrojtjes korçare.

Goli ishte më i bukuri dhe më i rëndësishmi për mbrojtësin kosovar të Skënderbeut.

“Nuk e kisha menduar kështu rikthimin për të qenë i sinqertë. Një paraqitje e mirë në Shkodër dhe një gol tani do të thonë shumë për mua. Jam i gëzuar fillimisht për ekipin që po vijon me paraqitjet pozitive dhe për rezultatet që po arrijmë në këto ndeshje. Nuk di çfarë të them, për mua është një rikthim i ëmbël. Pas golit, nuk dija si të festoja, pasi nuk e prisja të shënoja. Megjithatë, kur pashë që topi shkoi në rrjetë, ishte si një çlirim dhe mendova si të festoja më pas. Mirëpo, shokët e ekipit nuk më lanë pasi m’u hodhën sipër. Për mua ky është një tregues i rëndësishëm i unitetit në grup. Këtë gol ia dedikoj familjes sime për të gjitha vuajtjet që kanë kaluar dhe mbështetjen që më kanë dhënë. Falënderoj edhe klubin, trajnerin dhe shokët e ekipit, që më janë gjendur pranë si një familje e madhe”, deklaroi Jashanica për “Panorama Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në 22-vjetorin…