Jashanica vazhdon kontratën me Ballkanin
31 maj 2024
| 10:57
Bajram Jashanica ka vazhduar bashkëpunimin me klubin e Ballkanit.
Klubi suharekas ka njoftuar të enjten mbrëmë se Jashanica ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2026.
“Një prej aseteve tona të çmueshme të sukseseve historike, vazhdon me kampionët edhe për 2 vjet. “Muri” ynë i mbrojtjes, Bajram Jashanica, nënshkruan deri më 2026”, thuhet në njoftim.
“Klubi i uron suksese futbollistit, drejt objektivave tona të përbashkëta”.