Jasharaj: Do të shkoj në varr si hero i shekullit 21
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj është deklaruar sot në lidhje me grevën përballë deputetëve të Komisionit për Arsim.
Ndër të tjerash ai ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për grevën, teksa ka thënë se qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat.
Ai gjithashtu ka thënë se naiviteti dhe sinqeriteti që ka po i kushton.
Derisa fliste për grevën që tashmë ka hyrë në javën e katërt, Jasharajt ka thënë se do të shkoj në varr si hero i shekullit 21.
“Mësimdhënësit në Kosovë e dinë kush është Rrahman Jasharaj, edhe qytetarët e kanë kuptuar. Jam i sinqertë. Naiviteti dhe sinqeriteti im po më kushtojnë nganjëherë me këto fjalët vëlla, por më vjen mirë që edhe kur të vdes do të më mbesin do fjalë të mia. Do njerëz në qytet tash po bëjnë hajgare me fjalën vëlla. Ja arritja e Kurtit që ta bëjë të vlefshme fjalën vëlla. Duke më sulmuar pa dashtë unë po më bëni hero të kohës të cilën nuk e kam dashtë. Do të shkoj në varr si hero i kohës së shekullit të 21 dhe të kohës kur kryeministri i nderuar ishte Albin Kurti”, ka thënë Jasharaj.