Jasharaj flet për pushimin vjeshtor: Nagavci po e bën për inati

20 gusht 2023 | 08:18

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka komentuar vendimin e ministres Nagavci për pushimin vjeshtor që nxënësit do të kenë këtë vit.

Jashari tha se ministrja Nagavci e mori këtë vendim nga inati pasi vitin e kaluar ua mohoi nxënësve pushimin pranveror.

“Doli me këtë propozim Ministrja e njëjtë që me inatet që kishte ua mohoi vitin e kaluar shkollor nxënësve edhe pushimin pranveror, gjoja për të kompensuar orët e humbura nga greva”, tha Jasharaj.

Sipas tij, ministrja Nagavci i injoron vazhdimisht takimet mes Këshillit të Prindërve, SBAShK-ut, Kolegjiumit të Drejtorive Arsimore dhe Asociacionit të Komunave.

“Ministrja Nagavci vazhdon me inatet dhe i ik takimeve, që ishte dashur të ndodhin, mes MAShTI-t, Këshillit të Prindërve, SBAShK-ut, Kolegjiumit të Drejtorive Arsimore, por edhe të Asociacionit të Komunave për të biseduar për përgatitjet e bëra për vitin e ri shkollor, por edhe për Kalendarin shkollor, tekstet shkollore dhe për gjithë çështjet tjera me rëndësi”, u shpreh Jasharaj.

Tutje Jasharaj tha se ministrja po vazhdon me teket e saj edhe pse kishte kërkesa nga prindërit që viti shkollor të fillojë me katër shtator.

“Ministrja vazhdon me tekat e saj dhe , edhe pse kishte kërkesa nga prindër që viti shkollor , të mos nis më 1 shtator, e premte, po më 4 shtator , e hënë, që të mos ketë fillim e pastaj ndërprerje për dy ditë, e pastaj rifillim, por Nagavci e përsëriti se viti shkollor nim ë 1 shtator dhe pike”.

Tutje në mënyrë ironike Jasharaj e ka quajtur dhuratë pushimin vjeshtor dhe pret efektin e tij.

“Na mbetet të shohim se si do të rrjedh viti shkollor dhe po ashtu të shohim se cili do të jetë efekti i kësaj “dhurate” nga Ministrja për nxënësit e Kosovës”, tha për Insajderin kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ministrja Nagavci lajmin për pushim vjeshtor e bëri të ditur me 15 gusht në një konferencë për media./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IHMK ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht…