Jasharaj: Grevistët janë unikë përkundër tentimit për përçarje

26 shtator 2022 | 13:08

Grevën pesëjavësh po i konsideron si të drejtë kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, teksa thotë se janë unik tendencat për përçarje nga ana e qeverisë Kurti.

Jasharaj për “Ekonomia Online” ka thënë se janë të palëkundur nga kërkesat e tyre, të cilat i quan të drejta dhe lehtë të implementueshme.

Ai ka theksuar se takim kanë pritur edhe gjatë vikendit por që një gjë e tillë nuk ndodhi me fajin e kryeministrit Kurti.

“Po nëse e marrim grevën si grevë, ajo është unike edhe përkundër presioneve, përpjekjeve madje edhe deklaratave jo të argumentuara, ajo që e pamë mbrëmë në takimin me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve, greva është në gjendjen që ka qenë, do të thotë nuk ka lëvizje të mëdha janë unik. Janë kërkesa që të realizohen, kërkesa më të ditura. Fatkeqësia në krejt këtë është barrikadimi dhe deklarata e djeshme e Kurtit, në mbase kemi pritur një deklaratë më entuziaste, deklaratë që ai do të takohet dhe të shtunën dhe të dielën kemi pritur që do të kemi ndonjë takim sepse edhe ata edhe ne dhe gjithë populli po e vlerëson se situata është tepër e rënduar”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj iu është kundërpërgjigjur akuzave të Kurtit, i cili i quajti sindikata të PAN-it.

“Një deklaratë e tilla që gjithë këta njerëz qenkan me PAN-in nuk është korrekte, nuk është e argumentuar dhe është me një tendencë që të nxisë atë palën tjetër kundër nesh. Ne nuk jemi me PAN-in, sepse PAN-i nuk ekziston. Ne jemi me anëtarësinë”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj edhe njëherë ka shkruar…