Jasharaj: Jemi të gatshëm për vitin e ri shkollor, rreth 90 për qind e personelit arsimor janë vaksinuar

03 shtator 2021 | 12:10

Nga 13 shtator ku edhe pritet të fillojë viti i r i shkollor, të gjithë mësimdhënësit që nuk janë vaksinuar duhet të paraqesin testin negativ për Covid-19. Ndërsa rreth 90 për qind  e personelit arsimor janë vaksinuar, ka bërë me dije kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se procesi i vaksinimit është duke shkuar mirë, derisa ka treguar se do të takohet me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci ku edhe do të bisedojnë për këto tema.

“Nga shënimet që i kemi marr shihet që gjendja e vaksinimit te personeli arsimor dhe të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit ka shkuar mirë dhe kryetarët e nga nivelet komunale kanë pasur raportet e tyre”

“Në javën e kaluar kanë thënë se e ka kaluar 80 për qind dhe unë besoj se nga ajo kohë deri më tani bazuar edhe në informatat që kemi do të ketë arrit mbi 90 për qind. Sot kemi një takim me ministren Arbërie Nagavci dhe do të diskutomë edhe këtë çështje”, ka thënë ai për “EO”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbytje si këto që shkaktoi uragani Ajda, Nju Jorku nuk…