Jasharaj ka këtë kërkesë për qeverinë Kurti për koeficientin e pagave

10 nëntor 2024 | 13:19

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është e nevojshme që të ketë rritje të koeficientit për punëtorët e sektorit të arsimit.

Ai ka thënë se kërkesa e tyre është që ajo të rritet për 30 për qind, duke thënë se kjo nuk duhet të bëhet për vota.

“Duhet që të behët një rritje, dhe kërkesa jonë e dërguar tani e një mua e sa të kryeministri i cili hesht dhe nuk qanë kokën për sindikatat nuk kemi përgjigje. Ne kemi kërkuar për të gjithë jo vetëm për arsim që ngritja të bëhet së paku 30 për qind e vlerës së koeficientit, e jo të pritet ajo atmosfera e fushatës zgjedhore sepse atëherë do të konsiderojmë se çdo gjë që po bënë kjo qeveri e bënë për hir të fushatës dhe për hir të votave. Nuk na duhen ngrite për hir të votave, por ngrite për hir të situatës dhe gjendje në të cilën jemi”, ka thënë ai për EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar dege i…