Jasharaj: Kemi kërkuar takim edhe me Osmanin, presim të na trajtojë si të barabartë

02 shtator 2022 | 12:43

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se u kanë kërkuar takim të gjitha partive politike.

Ai ka sqaruar se takim i kanë kërkuar edhe presidentes Vjosa Osmani, por ende nuk kanë datë për takim.

Jasharaj, ka thënë se pret nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që t’i shohë palët të barabarta sa i përket grevës së punëtorëve të sektorit publik.

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. I kemi thënë kabinetit të saj po dhe jemi në pritje, datë nuk kemi”.

“Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po urojmë edhe te Zoti që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë dhe kemi shpresa edhe te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Jasharaj.

Presidentja Osmani ka bërë thirrje të enjten mbrëma që të ndërpritet greva dhe t’i hapet rrugë dialogut.Ajo ka thënë se është duke u angazhuar që ta zgjidhë këtë çështje.

Sindikalistët do të takohen edhe me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun…