Jasharaj kritikon Kurtin: Katër vitet më të kanë qenë shumë të vështira

29 janar 2025 | 13:25

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shprehur disa kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Jasharaj ka thënë se katër vitet me Kurtin kanë qenë shumë të vështira.

“Nuk e përmenda Kurtin sepse katër vitet me të kanë qenë shumë të vështira. Ai është i zëshëm, por nuk bën asgjë konkrete. Nga përvoja jonë katërvjeçare, e kemi të vështirë të besojmë se do të bëjë diçka nëse merr edhe një mandat tjetër. Me të kemi pasur edhe mungesë të dialogut dhe nuk na ka lënë përshtypje pozitive”,  ka thënë ai.

Me tutje, ai ka pasur fjalë të mira për premtimet e Bedri Hamzës së PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së.

“Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, jam i bindur se i ka llogaritur mirë gjërat me ekipin e tij, duke marrë parasysh edhe përvojën e tij të mëhershme. Po ashtu, edhe kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe programi i tij duken të mirë. Njëjtë besoj edhe për koalicionin AAK-Nisma”, është shprehur Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Enver…