Jasharaj kritikon qeverinë Kurit: Pa fije turpi, dalin e flasin për rritje të dukshme pagash
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka folur në lidhje me marrëdhënien në mes punëtorëve të arsimit dhe Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Në një reagim, Jasharaj ka pasur shumë kritika për pushtetin aktual.
Jasharaj ka kritikuar ministren e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, duke e akuzuar se nuk ka dashur të dëgjojë për kërkesat e tyre.
“U angazhuam dhe bashkërisht dërguam shumë shkresa te Qeveria dhe MASHT-i duke përmendur kërkesat legjitime të anëtarësisë, por le që nuk u realizua as edhe njëra, por qeveria Kurti e në veçanti znj. Nagavci as nuk deshti të dëgjojë për to dhe i iku vazhdimisht dialogut me SBASHK-un sepse e dinte se ne kemi fakte e argumente e ajo vetëm fjalë boshe e asgjë tjetër. Dalin e pa fije turpi flasin për rritje të dukshme pagash, por rritja ishte vetëm 28 euro teksa në Shqipëri kjo ngritje pagash është me qindra euro për vitin 2024”, është thënë në reagimin e Jasharajt.