Jasharaj, Kurtit: Po pati vullnet qeveria, greva ndërpritet brenda një dite

08 shtator 2022 | 11:33

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se qeveria Kurti s’ka treguar as dëshirë e as vullnet që të bisedojë me grevistët.

Jasharaj gjatë një konference për medie ka theksuar se nëse kryeministri Kurti ka vullnet të bisedojë me ta, çështja e grevës kryhet brenda një dite.

“Ne nuk po shkelim të drejta të askujt por nuk është mirë të tentohet në opinion se po shkelen të drejtat e dikujt. Grevën e kemi përdorur pas nëntë muajve, qeveria s’e ka bërë asnjë angazhim por vetëm fyerje. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me qeverinë nëse ata na thërrasin. Po pati dëshirë dhe vullnet, çështja do të kryhej brenda një dite”, ka thënë Jasharaj.

Ndërkaq sot kryeministri Albin Kurti ka thënë se zgjidhja e vetme për daljen nga situata në arsim ku shumica e shkollave janë në grevë, është kthimi në shkolla i nxënësve dhe mësimdhënësve.

“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar mësimdhënësit dhe nxënësit në shkolla. Nuk zhvillohet vendi pa arsimim”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar mesditën e së mërkurës në fshatin…