Jasharaj: Ligjin e Pagave e kemi pritur me vite, koeficienti duhet të jetë 120
Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka folur në lidhje me koeficientin e ‘Ligjit të Pagave’.
Jasharaj tha se deri diku janë pajtuar me punëtorët e arsmit që koeficienti të jetë 120 por jo më pak.
“Të gjithë e kanë pritur me vite “Ligjin e Pagave” edhe grevat që janë bërë me vite në kohën Haradinaj dhe Kurti fajtor kanë patur Ligjin e Pagave. Kemi bërë të pamundurën që ta bindim Qeverinë të ecë më shpejt, kemi pritur që koeficienti të bëhet publik por kjo nuk po bëhet. Së fundmi Mimoza Kusari-Lila në emër të Vetvendosjes premtoi se në këtë javë do ta kemi koeficientin e Ligjit të Pagave dhe do të paraqitet edhe në Kuvend dhe vetë mungesa e një deklarate si nga Kurti ashtu edhe nga Murati jep hapsirë për koeficientë të tjerë. Sa i takon SBASHK ne e kemi dëgjuar më shumë nga zonja Nagavci gjatë grevës koeficientin 120 euro. Ne kemi bërë llogaritë me ekspertët tanë dhe disi jemi pajtuar në heshtje me 120 sepse e kemi parë se do të bënte një lëvizje pak më pozitive të pagave. Por çdo koeficient nën 120 do të jetë sa për të thënë dhe pagat do të kenë një lëvizje shumë modeste dhe kjo do të krijojë një zhgënjim të madh”
“Cdo koeficient nën 120 do të krijojë pakënaqësi të madhe por nga ajo që kam parë mga kolegët e mi nëpër komuna nuk ka ndonjë kërkesë për grevë nga vetë fakti se ata janë të vetdijshëm se greva per nje muaj e ka goditur shumë sistemin arsimor. Por, më e keqe se greva që do të ndodhte do të ishte zhgënjimi i punëtorëve arsimor në të gjitha nivelet. Ky zhgënjim pastaj do të ndikonte në angazhimin e tyre sepse ata nuk do të jenë të stimuluar” tha Jasharaj për “Gazeta Blic”.