Jasharaj: Në SBAShK do të fitoja edhe përballë Kurtit
Rrahman Jasharaj është zgjedhur në mandatin e tij të tretë si kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Nga 120 delegatë që morën pjesë në Kuvendin Zgjedhor, Jasharaj ka marrë 119 vota.
Para një kohe ai e pati ftuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që të anëtarësohej në SBAShK.
Ai ka thënë në “Sytë 7” në “Klan Kosova” se po të ishte përball tij edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të fitonte.
“Jo nuk erdhi. Të ju them të vërtetën deklarata ime ishte nga një lloj nxitjeje që ma bëri sepse ai si kryeministër i Republikës së Kosovës pati momente kur përzihej në çështjet e sindikatave. Jo vetëm të SBAShK-ut, kur deklaronte se udhëheqësit tani duhet të shkojnë”.
“Dhe unë në atë instinkt të reagimit i thashë: ‘eja të garojmë bashkë’. Dhe po të them kësaj radhe se edhe po të ishte Kurti kundër meje unë do të fitoja”, ka thënë Jasharaj.