Jasharaj: Nuk jemi tërhequr nga asnjë kërkesë
Kryetari i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se grevistët nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës.
Jasharaj për Demokracia.com tha se greva nuk do të ndalet dhe se letra dërguar Avokatit të Popullit e publikuar në media mund të jetë lexuar gabimisht.
Jasharaj tha se kanë kërkuar që 50 eurove nga Pakoja Ekonomike t’u shtohet edhe një pjesë tjetër.
“Ky avokati (Avokati i Popullit) që ne e pranuam të jetë ndërmjetësues ka filluar të bëjë do farë lojërash që nuk i kanë hije. Po shohim në media lajme se gjoja SBASHK-u është pajtuar. Prej asnjë kërkese nuk jemi tërhequr ne. Edhe pse avokati doli me një optimizëm se sot do të arrihet marrëveshja, e takova SBASHK-un dhe ata kanë kanë kërkuar që 50 eurove që i ka ofruar kryeministri t’i shtohet rritja ekonomike e këtij viti e deklaruar nga Qeveria dhe pjesa tjetër e inflacionit. Nga asnjë kërkesë nuk jemi tërhequr. Letra mund të jetë lexuar gabimisht”, tha Jasharaj për Demokracia.com.
Demokracia.com ka siguruar edhe letrën që i është dërguar Avokatit të Popullit.
Siç shihet në këtë dokument, kërkesa për 100 euro shtesa është zëvendësuar nga:
1. Rritja e pagës për 10.45 % aq sa ishte rritja ekonomike dhe pagesa prej 50 euro nga Pakoja Ekonomike
2. Plotësim ndryshimi i ligjit për skemat pensionale;
3. Deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim ndryshimi i ligjit të sigurimeve shëndetësor.