Jasharaj për Kurtin: S’na ofroi asgjë përveç stilit ‘merre ose lere’

21 shtator 2022 | 11:41

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka dhënë detaje të reja nga takimi i para disa ditëve që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Jasharaj në Komisionin për Arsim ka thënë se Kurti nuk u ka ofruar asgjë sindikalistëve, përveç opsionit “o merr o lerë”,.

“Anëtarësia ka qenë entuziast se takimi me kryeministrin do t’i lëviz gjërat”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka pasur  kritika të ashpra edhe ndaj Avokatit të Popullit.

“Orientojeni kritikën pak edhe te qeveria, le të lëviz. Te Avokati i Popullit, pse ai thotë tinëz nga mediet. Avokati i Popullit s’mundet të bëjë marrëveshje. Ne flasim me të, ai dërgon një version krejt të kundërt. Ai del në TV thotë se të martën mbyllet greva. Duhet të ruhemi nga deklaratat. Greva do të mbyllet kur anëtarësia thotë po. Për të thënë ajo po, qeveria duhet të reagojë”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bashkëpunim me…