Jasharaj për takimin e nesërm: Grevë nuk do të ketë, viti i ri shkollor fillon me vështirësi

27 gusht 2023 | 11:34

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka dhënë disa detaje për takimin që do të mbahet nesër, pas vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit, ku librat e nxënësve do të blihen nga prindërit, pastaj subvencionimi bëhet nga Qeveria.
Jashari tha se nesër në takim do të jenë kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve.

“Takimi që do të mbahet nëser është i rregullt, sepse çdo herë bëjmë analiza para vitit të ri shkollor. Nesër në takim do të jenë kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve, pra këta janë përfaqsuesit e tërë sistemit arsimor”, tha Jasharaj.

Jasharaj thotë se pas këtij takimi do të merret një përfundim sa i përket angazhimeve sindikale në lidhje me çështjen e librave.

“Ata do të raportojnë për situatën që e kemi nëpër shkolla të komunave të Kosovës. Do të diskutohet edhe çfarë mendojnë punëtorët e arsimit rreth situatës së re të arsimit, do të nxjerrim përfundime dhe do të vendosim se çfarë do të bëhet tani e tutje në angazhime sindikale”, tha ai.

Jasharaj shton se grevë në arsim nuk do të ketë, por sipas tij viti i ri shkollor do të fillojë më shumë vështirësi.

“Grevë nuk do të ketë, sepse në komunikimin që e kemi bërë me kryetarët për takimin e nesërm nuk është përmend se në ndonjë komunë është ngritur kjo çështje, por nesër do t’i marrim parasysh të gjitha opinionet. Viti i ri shkollor do të fillojë, por me shumë vështirësi ku do të kemi mungesë edhe të mjeteve shkollore”, tha Jasharaj për GazetaBlic.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka shkatërruar katër raketa lundruese ruse, përderisa Kievi ka…