Jasharaj: Po përgatitemi për një protestë para Qeverisë

21 nëntor 2021 | 14:22

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar së më 4 dhjetor do të organizojnë protestë përpara Qeverisë, për shkak të mospërfilljes së kërkesave të sindikatës.

Ai ka deklaruar se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime. “Udhëheqësit e Këshillëve të Prindërve jemi duke i kontaktuar dhe me 4 dhjetor po përgatitemi që të kemi një protestë para Qeverisë. Në mënyrë simbolike pra, për t’i treguar opinionit se s’jemi për ta humbur mësimin, por me dëshirën më të madhe që edhe kryetarët e Këshillëve të Prindërve të të gjitha komunave të na bashkohen, në mënyrë që bashkërisht të angazhohemi dhe të vijmë deri te dialogu dhe marrëveshja”, ka deklaruar Jasharaj për Indeksonline.

Sipas tij, nëse protesta e 4 dhjetorit nuk ndikon në reflektimin e Qeverisë, SBASHK-u do të organizojë një tjetër protestë më masive më 18 dhjetor.

“Do t’i kemi të përfshirë kryetarët e të gjitha shoqatave sindikale nga e tërë Republika e Kosovës, duke përfshirë këtu shoqatat sindikale nëpër çerdhe, shoqatat sindikale të arsimit parauniversitar dhe shoqatat sindikale nga universiteti. Protesta e 18 dhjetorit do të jetë më masive, do të kemi edhe prindër, dhe uroj që të mos shkojmë as deri të protesta e 4 dhjetorit”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka njoftuar se Ole Gunnar Solskjaer është larguar…