Jasharaj, qeverisë së re: Plotësoji kërkesat tona, ose greva është e pashmangshme
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se qeveria e re duhet të përgatitet për dy opsione, ose të plotësojë kërkesat e tyre ose greva është e pashmangshme.
Ai ka potencuar se ky nuk është kërcënim, por që nëse ekzekutivi heziton të marrë për bazë kërkesat e tyre, atëherë s’do të kenë konsideratë.
“Letër zyrtare nuk kemi dërguar, sepse nuk kemi dashur t’i paraprijmë gjërat. Ne kemi dashur që të presim, në mënyrë që të krijohen institucionet e reja. Kemi thënë publikisht që edhe Qeveria Kurti duhet të përgatitet për dy opsione: ose të zgjedh opsionin e dialogut me ne, që të realizojmë kërkesat ose nëse heziton dhe nuk i përfill kërkesat tona le ta di edhe Qeveria Hoti, mos ta merr kërcënim se ne kur i harxhojmë të gjitha mundësitë dhe kur mungon dialogu, pastaj e respektojmë vullnetin e anëtarësisë dhe pavarësisht se kush e udhëheq Kosovën ne grevat nuk i përjashtojmë, sepse nëse dialogu nuk funksionon mënyra e vetme e lejuar me ligj është greva”, ka thënë Jasharaj.