Jasharaj takohet me përfaqësuesit e LDK-së, ja për çfarë biseduan
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj është takuar me drejtuesit e grupit parlamentar të LDK-së.
Me këtë rast, LDK-ja ka njoftuar se me drejtuesit e SBAShK-ut kanë biseduar për gjendjen në arsim, duke përfshirë kontratën kolektive dhe fillimin e vitit të ri shkollor.
Njoftimi i plotë i LDK-së:
Takimi me përfaqësues të SBAShK-ut për Çështje të Arsimit
Sot, grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur një takim me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK). Ky takim kishte për qëllim diskutimin mbi çështje të rëndësishme që prekin sektorin e arsimit në vend.
Problem shqetësuese vazhdon të mbetet kontrata kolektive, e cila duhet sa më shpejt të nënshkruhet në mes qeverisë dhe sindikatave, si dhe ligji për pensionet, ku vazhdon diskriminimi i punëtorëve të Republikës së Kosovës gjatë viteve ’90, në mënyrë të veçantë diskriminimi i mësimdhënësve.
Lajmi i mirë nga ky takim është se viti shkollor do të fillojë siç ishte parashikuar më 2 shtator.
Megjithatë, problemi i menaxhimit të sistemit arsimor nga qeveria vazhdon të jetë një sfidë e madhe që kërkon vëmendje dhe veprim të shpejtë.
Grupi Parlamentar i LDK-së mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të adresuar problemet që ndikojnë në sistemin arsimor. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të ngushtë me SBAShK-un dhe akterët e tjerë relevantë për të siguruar që nevojat e mësuesve dhe nxënësve të përmbushen dhe që arsimi në Kosovë të përparojë në mënyrë të qëndrueshme.