Jasharaj: Të rritet koeficienti në paga, përndryshe do të kemi ikje të mësimdhënësve

29 gusht 2023 | 15:10

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, pas takimit që kishte me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se e ka njoftuar për gjendjen siç ka thënë,  tmerrësisht të keqe të krijuar me tekstet shkollore.

Ai ka thënë se mësimdhënësit janë thellësisht të indinjuar nga kjo situatë, ndërsa prindërit janë të prekur dhe të nervozuar.

“Pikëpyetja më e madhe është, grevë nuk ka, mësimi do të fillojë të premten, por do të kemi nxënës dhe mësimdhënës pa mjetin e vetëm, fatkeqësisht pa tekste shkollore dhe nuk dihet se kur do të arrihet që të kompletohemi me tekste shkollore”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka shtuar se në emër të anëtarësisë i është dhënë a rasti që Haradinajt t’i shprehte mirënjohje për kontributin e tij për mësimdhënësit.

“I premtova se do të vazhdojmë betejën për dije me kushtet që i kemi”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka kërkuar që koeficienti në paga të rritet sepse sipas tij, po mbeti ky koeficient edhe gjatë, do të ketë ikje të mësimdhënësve.

“Janë diku 300 kolegë që kanë kërkuar pushim pa pagesë, dhe kam frikën se këtë pushim ata mund ta shfrytëzojnë për të dalë jashtë shtetit. Dhe nëse rehatohen atje nuk do të kthehen dhe pastaj të tjerët do ta ndjekin të njëjtën rrugë, dhe ç’na duhen nxënësit në shkollë pa mësuesin shqiptar në ato shkolla”, ka deklaruar Jasharaj në konferencë për medie me Haradinajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…