Jasharajt i vijnë sot ‘përforcime’ nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

08 shtator 2022 | 08:37

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës (SBAShK) do të mbajë një konferencë për medie sot në orë 11:00.

Temë e diskutimit do të jetë ecuria e grevës në arsim, e cila ka nisur më 25 gusht.

Në këtë konferencë të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.

SBAShK-u po insiston që greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka deklaruar  se nëse ai do…