Jasharët nëpër fotografi: Më ikonikë para luftës, a gjatë saj? (Video)
Në sytë e të gjithë shqiptarëve, ata janë ngulitur nën logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por komandanti legjendar Adem Jashari, bashkë me vëllezërit, ishin ikonikë edhe si të pauniformuar e të paarmatosur, raporton Klan Kosova.
Si puna e fotografisë ku Ademi shihet duke ecur në qytet me syze dielli e xhinse blu. Në dorë ka të vendosur orë, e veshur këmishë shumëngjyrëshe me një pallto të varur pas shpine, si dhe këpucë të lustruara.
Më një stil të ngjashëm, është shfaqur edhe në një rast tjetër kur pati pozuar mbi motoçikletë.
Pa mustaqe, heroi mund të shihej vetëm gjatë shkollimit si nxënës, kur fotografohej mes shokëve.
Me më shumë flokë e mustaqe si dhe me këmishe e setër, legjendari mund të shihej më vonë jashtë angazhimit ushtarak.
Teksa krahas modelit të veçantë të mustaqeve, më shumë hijeshi e nur i jepte plisi i bardhë në kokë.
Komandanti, civil mund të shihet edhe në imazhin me dy vëllezërit, Hamzën e Rifatin.
Të tre të kuruar e pedantë, me plisa në kokë, përjashto Rifatin që bie në sy edhe me mustaqet e gjata.
Hamza qe parë edhe me veshje kombëtare, në një interpretim të 1987-ës së Ilir Shaqirit.
Me një qëndrim burrëror që përveç plisit dallohej me shallin e lidhur në kokë, ishte edhe Shabani, babai i komandantit.
Teksa ai që nipave u doli në mbrojtje deri në flijim, daja i tyre Osman Geci, shquhej për fizikun e tij të dobët, siç shihet në një fotografi tjetër që pavarësisht veshjes me këmishë e pantallona, nuk e largon nga dora automatikun. /Klankosova.tv