Jashari: Askush mbi ligjin

23 mars 2020 | 22:42

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se Inspektorati i Komunës së Skenderajt dhe policia kanë mbyllur dy kafeteri në Skenderaj. Sipas tij, këto lokale nuk kanë respektuar vendimin për mbylljen e tyre.

Postimi i plotë i kryetarit Jashari:

Askush mbi ligjin!

Inspektorati i Komunës dhe Policia sapo kanë mbyllur edhe dy kafiteri në Skenderaj, pasi të njejtat nuk respektuan vendimin për mbyllje.

Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të metejme.

Më qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19 bëjmë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndermarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!

Pa frikë, por me kujdes të shtuar!/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, dënon ashpër përpjekjen e Qeverisë në…