Jashari: Brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i ujësjellësit në 12 fshatra të Skenderajt

22 mars 2020 | 13:56

Edhe këtë vit, Dita Botërore e Ujit po e gjen shtetin tonë me mungesë të ujit të pijshëm si e drejtë elementare e secilit nga ne.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se është angazhuar që sipas mundësive buxhetore që ka komuna, të sigurohet uji i pijshëm për qytetarët e kësaj komune.

“Fokusi ime në ketë mandat qeverisës është që 85.5 për qind e qytetarëve të Skenderajt të kenë qasje në sistemin e ujësjellësit dhe të menaxhohen siç është e paraparë me ligjet në fuqi”, ka thënë Jashari.

Më tutje, Jashari, ka deklaruar se brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i ujësjellësit në 12 fshatra të Skenderajt.

“Krahas përfundimit të projektit për kyçjet individuale të ujësjellësit në 12 fshatra të komunës sonë, këtë vit do të fillojmë ndërtimin e ujësjellësit edhe në këto fshatra: Abri e Poshtme, Aqarevë, Likoc, Llaushë, Marinë, Makerrmal, Murgë, Rezallë, Plluzhinë e Ticë, ku do të përfitojnë gjithsej 12 364 banorë. Ky Projekt është donacion i qeverisë Zvicerane dhe qeverisë së Kosovës kurse implementohet nga CDI – ja dhe ka një vlerë rreth 1.4 milion euro”, ka thënë Jashari.

Kryetari Jashari, ka thënë se nga ardhja e tij në krye të komunës menjëherë ka nisur angazhimin e tij për “Ndërtimin e pendës së Kuqicës”, me anë të cilës do të arrihet t’u sigurohet ujë i pijshëm qytetarëve.

“Pas ardhjes sime si kryetar i komunës së Skenderajt, kam gjetur në sirtarë studimin e fizibilitetit për projektin ‘Ndërtimi i pendës së Kuqicës’ dhe menjëherë kam filluar angazhimin tim për realizimin e këtij projekti, për të pasur furnizim të sigurt me ujë të pijshëm për qytetarët e Skenderajt dhe jo vetëm, ujë për bujqësi dhe mundësi turizmi e energji. Për këtë projekt kam kërkuar përkrahje nga Qeveria e Republikës së Kosovës por fatkeqësisht pavarësisht krizës së ujit udhëheqësit tonë ende në vend të sigurimit të ujit për qytetarët prioritet kanë projekte tjera infrastrukturore”, ka deklaruar  Jashari.

Në fund, kryetari Jashari, ka kërkuar nga qytetarët që çdo ditë të kursejnë ujin, të përdorim atë sa më racionalisht dhe të mos ndotin burimet ujore.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/KomunaSkenderaj/videos/215012659719903/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta "Corriere della Sera" thotë se kjo foto mund të…