Jashari: Dëshmorët janë meritorët absolut të lirisë dhe pavarësisë
03 maj 2019
| 15:29
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar disa dëshmorë në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Në 20-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve, Nasuf Goxhuli, Naim Xani e Liman Koca, Jashari ka vlerësuar se dëshmorët e kombit janë meritorët absolut të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Dëshmorët e kombit janë meritorët absolut të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Me respekt të veçantë përkujtojmë 20 -vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Nasuf Goxhuli, Naim Xani e Liman Koca, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Lavdi e përjetshme heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në “Facebook”.
/Epoka e re/