Jashari dhe Abernethy bisedojnë për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it

13 mars 2025 | 16:00

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK) gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur të enjën në takim rreshter-majorin komandues të Komandës Evropiane  të ShBA-së (EUCOM),  Robert V. Abernethy, i cili ishte i shoqëruar nga rreshter-majori i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Matthew T. Strasser.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.

Gjeneral Jashari ka vlerësuar rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së partnerëve amerikanë në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së.

Në anën tjetër, Robert V. Abernethy, ka vlerësuar lartë lidershipin e gjeneral Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së e në veçanti për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së.

Duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së.

Në fund, Jashari ka falënderuar Abernethy për mbështetjen e vazhdueshme, me këtë rast e ka dekoruar me medaljen “Shërbim Vetëmohues”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme i ka hapur rrugë KQZ-së që të shpallë…