Jashari dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta bëjnë homazhe në Rezallë
05 prill 2021
| 11:56
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Rezallë.
Homazhet janë bërë në kujtim të të vrarëve në masakrën e Rezallës.
Më 5 prill 1999 në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur.
Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe u janë dorëzuar familjarëve.
Homazhe kanë bërë edhe shumë qytetarë.