Jashari e Gashi i shkojnë në zyre Haradinajt, ja për çfarë bisedojnë
26 shkurt 2019
| 17:07
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë takuar të martën kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në zyrën e tij.
Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”, këtë takim e ka përshkruar si shumë të rëndësishëm.
“Takim i rëndësishëm, në shërbim të qytetarëve, mirëqenies dhe perspektivës. Faleminderit Kryeministër. E kaluara na ndriçon rrugën tonë!”, ka shkruar Jashari.
/Epoka e re