Jashari e Gashi inspektojnë punimet e palestrës sportive në Skenderaj
14 gusht 2019
| 17:32
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, të shoqëruar edhe nga nënkryetari Nuredin Lushtaku, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe profesionistët e kësaj komune, kanë inspektuar punimet për realizimin e projektit të Palestrës sportive të Skenderajt.
Kryetari Jashari ka thënë se kompania e kontraktuar do të rifillojë punën aty ku ka mbetur, në mënyrë që ky projekt të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u vënë më pas në shërbim të klubeve tona sportive dhe të rinjve.
/Epoka e re/