Jashari e Lladrovci nderojnë dëshmorët e Skenderajt dhe Drenasit
Në nderim të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike e UÇK-së, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputetin Bekim Haxhiu, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, delegacionet e dy komunave, pjesëtarët e Policisë së Kosovës,dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe para shtatores se komandantit legjendar, Adem Jashari.
Pas homazheve në Skenderaj, ky delegacion ka bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, pastaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë si dhe në Kompleksin e varrezave të fshatit Gllanasellë të Drenasit.
Me këtë rast, Jashari ka thënë se 28 Nëntori sublimon ëndrrat, idealet dhe përpjekjet e mëdha të të gjithë brezave për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë. “Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/