Jashari: Edhe Llaushën po e bëjmë me ujë të pijshëm

01 qershor 2021 | 13:05

Pas instalimit të gypit kryesor të ujësjellësit vitin e kaluar, tashme kanë filluar punimet në kyçjet individuale nëpër ekonomitë familjare, ku për të parë nga afër zhvillimin e punimeve, i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar lagjen “Rrecaj” në fshatin Llaushë.

Jashari me këtë rast ka bërë me dije se ditët në vazhdim do të bëhet edhe kyçja e lagjeve të tjera të fshatit Llaushë, në ujësjellës, kështu deri në finalizimin e këtij projekti të financuar nga komuna.

Ai ka theksuar se së shpejti në rrjetin e ujësjellësit do të vendosen edhe fshatrat Burojë e Aqarevë si dhe disa fshatra të tjera. “Punën nuk do ta ndalim me kaq, pasi që do ta bëjmë se shpejti instalimin e ujësjellësit edhe në Burojë e Aqarevë, për të vazhduar me pas brenda këtij viti edhe në fshatrat e bashkësisë lokale të Likocit e Rezallës”, ka deklaruar Jashari.

Në fshatin Llaushë, përveç ujësjellësit, komuna ka bërë investime edhe në ndërtimin e rrugëve, kanalizimit, shtrirjen e shërbimeve për mbeturina si dhe shumë shërbime të tjera në dobi të qytetarëve.

Jashari duke i uruar banorët e këtij fshati për fillimin e këtij projekti jetik për ta, u zotua që si kryetar komune do të jetë afër dhe do t’iu përgjigjet kërkesave të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së…