Jashari: Edhe një hap më afër jetësimit të Parkut të Biznesit në Polac

11 mars 2020 | 13:09

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, kanë nënshkruarMemorandum Bashkëpunimi për dinamiken e realizimit të 20% të pagesës së shpronësimit për jetësimin e Parkut të Biznesit në Polac të Ri.

Postomi i plotë i Jasharit:

Edhe një hap më afër jetësimit të Parkut të Biznesit në Polac të Ri

Sot me drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi për dinamiken e realizimit të 20% të pagesës së shpronësimit për këtë projekt.

Me këtë memorandum brenda këtij viti do të realizohen të gjitha pagesat dhe kështu me përkrahjen edhe të Qeverisë qysh tani do të fillojmë me rregullimin e infrastruktures për t’i hapur rrugë investimeve në komunën tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ministren…