Jashari emërohet trajner i Drenicës

01 prill 2024 | 17:00

Pasi u nda me Gani Sejdiun, Drenica e emëroi menjëherë trajnerin e ri. Kuqezinjtë njoftuan se Afrim Jashari do ta drejtojë ekipin drenicas deri në fund të sezonit.

“Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin vendas Afrim Jashari, më të cilin kemi gjetur gjuhën e përbashkët për bashkëpunim deri në fund sezonit”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Njoftimi i plotë:

Afrim Jashari, emërohet trajner deri në fund të kampionatit

Klubi futbollistik ‘Drenica’, njofton opinonin dhe sportdashësit, tifozët, dhe gjithë dashamirët e Klubit që, Bordi ka vendosur unanimisht ta nderpresë bashkëpunimin me trajnerin Gani Sejdiu, duke analizuar rezultatet në përgjithësi dhe ndeshjen e fundit ndaj FC Phoenix në veçanti, bordi erdhi deri tek ky vendim.

Pas kësaj , drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin vendas Afrim Jashari, më të cilin kemi gjetur gjuhën e përbashket për bashkëpunim deri në fund sezonit.

Jashari sot do të prezantohet para futbollistëve dhe do të filloj menjëherë stervitjet me ekipin.

Ne i deshirojmë mirë se ardhje trajnerit Afrim Jashari duke i uruar suksese me ekipin.

Vazhdojmë…!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i pritshëm republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump,…